Telegrafi

Arrestohet 29 vjeçari nga Ferizaj, i cili po kërkohej për veprën “sulm seksual”

Foto: Ilustrim

Stacioni policor në Ferizaj, në bazë të një informacioni të pranuar, ka arritur që sot të arrestojë një person nga Ferizaj, me inicialet O.B (M/K) , 29 vjeçar.

“Ai ishte i kërkuar, në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore të Ferizajt, me dënim burgimi në kohëzgjatje prej tre (3) viteve, për veprën penale : ‘’Sulm sexual’’

Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftim.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës, ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës. /Telegrafi/