Site icon Telegrafi

Arrestohet 27 vjeçari, dyshohet se u përfshi në disa raste të vjedhjeve në Fushë Kosovë

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 27 vjeçar në Prishtinë, i cili dyshohet se është përfshirë në disa raste të vjedhjeve.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se rastet e vjedhjes kanë ndodhur kryesisht në zonën e Fushë Kosovës, transmeton Telegrafi.

“Policia e Rajonit të Prishtinës që nga fillimi i këtij muaji, i ka dhënë përparësi luftës kundër disa shqetësimeve që kohët e fundit ka pasur komuniteti në lidhje me rastet e vjedhjeve dhe asgjësimit të pasurisë të ndodhura në zona të ndryshme. Puna policore e organizuar me veprime specifike operative dhe hetimore me qëllim kapjen e personave, për të cilët dyshohej të jenë të përfshirë në disa raste të vjedhjeve, vjedhjeve të rënda dhe asgjësimit të pasurisë, ka rezultuar me arrestimin e një prej të dyshuarve të implikuar në rastet e tilla. A. M. 27 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Tutje, në njoftim thuhet se  “pasi është identifikuar dhe lokalizuar është arrestuar nga ana e policisë nën dyshimin e arsyeshëm për përfshirje në së paku 8 vepra të ndryshme kryesisht vjedhje dhe asgjësim pasurie të ndodhura në zonën e Fushë Kosovës përgjatë këtij muaj”.

Policia bën të ditur se ndaj tij policia ka filluar një hetim më të gjerë dhe me urdhër të prokurorit të shtetit i njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, për tu proceduar më tej. /Telegrafi/

Exit mobile version