Policia e Kosovës ka arrestuar një 21 vjeçar në fshatin Orroberdë të Istogut, pasi ditë më parë kishte plagosur 18 vjeçaren me inicialet M.M.
Sipas Policisë, i dyshuari, më datë 21 qershor rreth orës 08:45 kishte plagosur viktimën femër me ç’rast i kishte shkaktuar plagë të rënda dhe e njëjta ishte dërguar me urgjencë për në spital.
I dyshuari ishte arratisur menjëherë pas kryerjes së veprës penale dhe kërkohejë nga policia.
Me rastin e kësaj vepre janë duke u marrë hetimet rajonale në bashkëpunim të plotë me prokurorin e çështjes. I dyshuar është ndaluar në bazë të vendimit të lëshuar nga prokurori i shtetit./Telegrafi/