Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 11:40 njësiti policor për realizimin e urdhëresave të gjykatës të Stacionit Policor Prizren, ka lokalizuar vendqëndrimin dhe ka arrestuar te dyshuarin E. B (20 vjeçar) nga Prizreni.
“I njëjti ka qenë në kërkim policor ndërsa arrestimi i tij është bërë në Rr.” Afrim Bytyqi “ në bazë të urdhërarrestit të lëshuar nga Gjykata Themelore Prizren për shkak të veprës penale ”Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge””, thuhet në njoftim.
Pas arrestimit të personit të kërkuar, nga njësitet përkatëse policore ai është dërguar në Qendër të Paraburgimit në Dubravë në vuajtje të dënimit në kohëzgjatje prej tetë muajve burgim. /Telegrafi/