Policia e Mitrovicës ka arritur të arrestojë një të ri 20-vjeçar mëngjesin e së hënës, pasi ai dyshohet për përpjekjen e një vjedhjeje të rëndë.
I dyshuari, i identifikuar si M.A, është kapur në akt teksa po përpiqej të prente drynin e një kioske në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicën e Jugut.
Veprimi i shpejtë i policisë ka rezultuar që i dyshuari të arrestohet në flagrancë.
Prokurori i rastit është informuar për ngjarjen dhe veprimet e ndërmarra, dhe ka vendosur që të dyshuarit t’i vihet masa e ndalimit policor për një periudhë 48-orëshe për hetime shtesë dhe procedura të mëtejshme ligjore.
“Reagimit i shpejtë i njësive policore, ka rezultuar që në flagrancë të arrestohet i dyshuari i cili me forcë kishte prerë drynin e një (kioske) në rrugën ‘Mbretëresha Teutë” në Mitrovicën e Jugut”, bëhet e ditur në njoftimin e policisë./Telegrafi/