Telegrafi

Arrestohet 19-vjeçari për tentim dhunimin e 11-vjeçare në Shtime

Foto: Ilustrim

Policia ka arrestuar 19-vjeçarin nga komuna e Shtimes, i cili dyshohet se ka tentuar ta dhunojë vajzën 11-vjeçare.

Këtë e ka bërë të ditur policia e Ferizajt përmes një njoftimi për media.

“Bazuar në urdhrin me shkrim nga ana e Prokurorisë themelore në Ferizaj, gjatë ditës së sotme, hetuesit e sektorit rajonal të Ferizajt kanë arrestuar personin e dyshuar I.S. (m/sh/k/ 19 vjeç) në Shtime , me dyshimin e bazuar se i njëjti me 02.11.2018 ka kryer veprën penale keqpërdorim seksual i personit nën moshën 16 vjeçare dhe me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim.

Është raportuar se familja e viktimës akuzojnë 19-vjeçarin se ka tentuar ta dhunojë vajzën e tyre, duke e futur dhunshëm në veturë dhe duke e dërguar në një fshat afër Shtimes.

Policia e kishte intervistuarin të dyshuarin në fillim të muajit nëntor, por më pas ishte liruar. /Telegrafi/