Site icon Telegrafi

Arrestohet 17 vjeçari nga Skenderaj për armëmbajtje pa leje dhe kanosje të policëve

Një person është arrestuar dje në orët e mesditës, ku Njësia e Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor në Skenderaj, ka zbatuar një urdhër-kontrolli të lëshuar nga Gjykata Themelore-Mitrovicë, e cila ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar B. D. 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

“Kontrolli policor është realizuar në shtëpinë e të dyshuarit me ç’rast në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe janë konfiskuar armë dhe municion të kalibrit të ndryshëm:

• dy pushkë ajrore,
• një pistoletë
• një pushkë cal 6.35 mm,
• një pushkë gjuetie
• nëntë (9) copë fishekë,
• një tytë e pushkës ajrore
• një thikë ushtarake,
• dy dylbi të pushkës
• një thikë
• një boks hekuri.

Përveç konfiskimit të gjërave të kundërligjshme, gjatë kohës së bastisjes i dyshuari ka kanosur zyrtarët policorë në kryerje të detyrës zyrtare”, thuhet në njoftimin për media.

Pas procedurave intervistuese, me urdhër të prokurorit të rastit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor. Ndërsa ndaj tij janë iniciuar raste për ‘armëmbajtje pa leje’ dhe ‘kanosje’. /Telegrafi/

Exit mobile version