Telegrafi

Arrestohen tri shtetase të Shqipërisë në Fushë Kosovë, dyshohen për detyrim në prostitucion

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës bën të ditur se ka arrestuar tri femra, shtetase të Shqipërisë nën dyshimin se të njëjtat kanë kryer veprën penale mundësim apo detyrim në prostitucion.

Rasti ka ndodhur të martën në ora 15:20 në Fushë Kosovë.

Gjithashtu janë gjetur dhe sekuestruar edhe 140 euro dhe katër telefona.

Të njëjtat janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/