Telegrafi

Arrestohen tri femra në Gjakovë për dhunë në familje

Foto: Ilustrim

Tri femra janë arrestuar në Gjakovë, mbrëmjen e së enjtes, të dyshuara për dhunë në familje.

NË raportin e Policisë së Kosovës, thuhet se të njëjtat janë dërguar në mbajtje.

Nuk janë dhënë detaje në lidhje me ngjarjen, por ato dyshohet se kanë shkaktuar dhunë në familjen e tyre.

“Gjakovë, 04.11.2021 – 20:00. Janë arrestuar tri të dyshuara femra kosovare, pasi të njëjtat dyshohet se kishin shkaktuar dhunë në familjen e tyre. Me urdhër të prokurorit, të dyshuarat janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/