Dje në orën 10:20 në fshatin Negotinë të Gostivarit, janë privuar nga liria tre të mitur nga fshati Senokos.
Ata dyshohen se gjatë ditës në fshatin Senokos kanë marrë një automjet pasagjerësh Opel Vectra pronë e I.B.
Automjeti është gjetur dhe i është kthyer pronarit, ndërsa personat janë ndaluar në stacionin policor.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj personave do të bëhet parashtresa përkatëse.