Policia e Kosovës ka njoftuar se Sektori i Hetimeve të Krimeve të Rënda, në vazhdimin e hetimit të rastit “Fajdeja”, këtë të martë ka kryer kontrollin e shtëpive dhe objekteve përcjellëse në pesë lokacione.
Sipas njoftimit, lokacionet përfshijnë regjionin e Prishtinës dhe një në regjionin e Mitrovicës.
Gjatë realizimit të operacionit policor dhe kontrollit thuhet se janë arrestuar tre persona të dyshuar.
“Janë konfiskuar në cilësi të provave materiale pesë (5) vetura, tre (3) telefona celular, një (1) llap top, dy (2) USB dhe disa dokumente të shkruar me dorë”, thuhet në komunikatën për media.
Me aktvendim mbi ndalimin e personit të arrestuar, të lëshuar nga Prokurori i rastit, pasi të përfundohen të gjitha procedurat, personat e dyshuar do të dërgohet në qendrën e mbajtjes për 48 orë për procedura të mëtejme. /Telegrafi/