Site icon Telegrafi

Arrestohen tre shtetas të Shqipërisë në Fushë Kosovë, sulmuan fizikisht dy zyrtarë policorë

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona në Fushë Kosovë, pasi që të njëjtit kanë sulmuar dy zyrtarë policorë.

Rasti ka ndodhur të enjten, rreth orës 22:00.

Policia bën të ditur se tre personat e arrestuar janë shtetas të Shqipërisë, transmeton Telegrafi.

“Janë arrestuar tre të dyshuar, një mashkull dhe dy femra që të tre shtetas të Shqipërisë, pasi kanë sulmuar dy zyrtarë policor derisa kanë qenë në kryerje të detyrës zyrtare – zbatim të vendimit të Qeverisë së RKS-së lidhur me pandeminë. Si pasojë, dy zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Poashtu tretman mjekësor i është ofruar edhe të dyshuarve”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Tutje, në njoftimin e policisë thuhet se me vendim të prokurorit i dyshuari mashkull është dërguar në mbajtje për 48 orë, kurse të dyshuarat femra janë liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

 

Exit mobile version