Policia ka arrestuar tre shtetas të Shqipërisë në Fushë Kosovë, të cilët kaluan ilegalisht kufirin me Kosovën.
“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj shtetas të Shqipërisë, nën dyshimin se të njëjtit edhe me një të dyshuar tjetër po ashtu shtetas i Shqipërisë kanë kaluar kufirin në mënyrë të kundërligjshme”, thuhet në njoftimin e policisë.
Me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit e arrestuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/