Tre shtetas shqiptarë dhe një grek janë arrestuar në Athinë nën akuzën e trafikut të kokainës.
Sipas drejtorisë së antidrogës së Atikës, katër të arrestuarve iu sekuestrua sasi prej 9.3 kilogramë kokainë e pastër, si dhe një sasi prej 900 gramë kanabis.
Mësohet se lënda narkotike ishte e fshehur në një automjet taksi, të cilin e përdorte njëri prej shtetasve shqiptarë, ndërsa prej kontrolleve në banesat e të dyshuarve u gjetën edhe sasi të tjera të drogës, peshore dhe dy pistoleta.
Policia thotë se të arrestuarit e sillnin drogën nga Shqipëria dhe e shpërndanin në Athinë.
Ata do të dalin para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë, ndërsa hetimet do të vijojnë prej antidrogës së Atikës, njofton tch/Telegrafi/