Njësiti për luftimin e trafikimit me narkotikë në Pejë pas një informate dhe me urdhër të gjykatës ka ndaluar dhe bastisur veturën me targa të Serbisë që drejtohej nga i dyshuari, shtetas i Serbisë.
Në veturë ishin edhe dy persona tjerë, po ashtu shtetas të Serbisë. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar rreth 972 gramë substancë e dyshuar narkotike, e llojit marihuanë.
Të dyshuarit janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje, ndërsa me vendim të Gjykatës Themelore u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve.