Policia e Kosovës njoftoi se ka arrestuar tre persona të dyshuar për vjedhje të rëndë.
Rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm ishte raportuar se në zonën banuese në tuneline parë në Mitrovicë, në një dyqan kishte ndodhur një ‘vjedhje e rëndë’.
Drejt vendit të ngjarjes me urgjencë kanë reaguar njësitë policore, në kuadër të stacionit policor ‘Jugu’ në Mitrovicë, ku nga shikimi i vendit të ngjarjes dhe të dhënave të para të siguruara hetimet ishin orientuar në identifikimin e një veture që ishte larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Bashkërendimi i njësive policore në kërkim të veturës së dyshuar ka rezultuar që pas 20 minutave, në rrugën “Ramandan Kelmendi” në Mitrovicë, të identifikohet dhe të ndalohet vetura në të cilën ndodheshin tre personat e dyshuar, me ç’rast gjatë kontrollit tek të dyshuarit dhe në veturë në cilësi të provave materiale janë konfiskuar: një pistoletë, dy thika, një maskë, një shumë e parave metalike të raportuara të vjedhura në dyqan.
Ndaj të dyshuarve A.P,19 vjeçar, B.H, 18 vjeçar dhe E.S. 18 vjeçar, pas procedurave intervistuese u është caktuar masa e ndalimit policor, ndaj të cilëve është ngritur kallëzim penal për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’. /Telegrafi/