Telegrafi

Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje të rëndë në Vushtrri

Policia në Vushtrri ka arrestuar tre të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Rast ky i raportuar në orët e mëngjesit të sotëm.

Siç njoftohet, si rezultat i hetimeve të zhvilluara dhe dyshimeve të bazuara, hetuesit policorë kanë arrestuar tre persona të dyshuar, të tre shtetas të Republikës së Kosovës, pasi që të njëjtit dyshohen se gjatë natës së kaluar në një dyqan në rrugën “Galip Badivuku” në Vushtrri, kanë kryer veprën penale ‘vjedhje e rëndë’’.

Në cilësi të provave materiale tek të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar disa nga gjërat e vjedhura të cilat do të procedohen si dëshmi për veprën penale.

Pas procedurave të intervistimit, për njërin nga të dyshuarit që kishte urdhëresë aktive të lëshuar nga gjykata, i njëjti sipas urdhëresës është dërguar në vuajtje të dënimit, ndërsa dy të dyshuarit tjerë me urdhër të prokurorit të rastit janë liruar në procedurë të rregullt, njofton Telegrafi.