Telegrafi

Arrestohen tre persona në Lipjan të dyshuar për mashtrim

Foto: Ilustrim

Policia në Lipjan, ka arrestuar tre persona të dyshuar për rastin mashtrim i cili është raportuar me 17.10.2022.

Personat e dyshuar: F.K mashkull 58 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, Sh.H,  mashkull 37 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe M. A,  mashkull 31 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Të tretë me vendim të prokurori , janë dërguar në mbajtjes për 48 orë.

Mbështetur në rezultate e para të hetimit, policia ka ngritur dyshimin e bazuar se mashtrimi fillimisht është kryer nga i dyshuari, F.K, me të cilin ankuesi kishte bërë një marrëveshje verbale për shit-blerjen e një automjeti të tipit Audi, për të cilin i dyshuari nuk ka paguar dhe të njëjtin e ka shitur te një palë tjetër (te i dyshuari Sh.H). Automjeti i njëjtë, më pas i është shitur të dyshuarit të tretë ( M.A).

Përderisa hetuesit po kryejnë veprimet e nevojshme procedurale, ndaj të dyshuarve është iniciuar rast për veprat, Mashtrim dhe Blerje, pranim ose fshehje e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale.