Site icon Telegrafi

Arrestohen tre persona për posedim të paligjshëm të narkotikëve

Policia e Kosovës të mërkurën ka arrestuar tre persona të dyshuar për  posedim të substancave të dyshuara narkotike.

Personi i parë është arrestuar  rreth orës 14:30, në një shkollë në Fushë Kosovë, ku të miturit (16 vjeç) i është gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës së dyshuar narkotike.

Ndërsa dy persona të tjerë  (19 dhe 23 vjeç), janë ndaluar rreth orës 18:00,  nga njësitet policore të Lipjanit, derisa të dyshuarit ishin në një automjet (golf 2), duke lëvizur në rrugën “Shën Flori” në Lipjan.

Në automjet  pas një kontrolle rutinë, policia ka gjetur dhe konfiskuar një sasi të substancës së dyshuar narkotike.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, tre personat e dyshuar me urdhër të prokurorit të shtetit janë liruar në procedurë të rregullt.

Në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prishtinë që nga 1 janari i vitit 2017 deri më sot janë iniciuar mbi 240 raste të posedimit të paligjshëm të narkotikëve.  /Telegrafi/

 

Exit mobile version