Tre persona janë arrestuar në 24 orët e fundit nga Policia e Kosovës për dhunë në familje.
Kështu është bërë e ditur në raportin e Policisë.
“Prishtinë 01.10.2020 – 13:00. Më datë 05.10.2020 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovare, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.
Po ashtu një person është arrestuar në fshatin Restelicë të Dragashit, për dhunë ndaj bashkëshortes.
“Fsh. Restelice, Dragash 05.10.2020 – 13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.
Kurse në Viti në lidhje me rastin e ndodhur më datë 30.09.2020 në ora 08:00, më datë 05.10.2020 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/