Tre persona janë arrestuar në Vushtrri pasi që njëri prej tyre i mitur pasi që me mjete të forta metalike kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime trupore në kokë dhe pjesë tjera të trupit.
Viktimës fillimisht iu është ofruar trajtim mjekësor në spitalin e Vushtrrisë më pas në QKUK, Prishtinë e më pas është liruar për në shtëpi.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit pas intervistimit dy të dyshuar dërgohen në mbajtje ndërsa i dyshuari i mitur lirohet në procedurë të rregull.
Rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/