Të enjten në Prishtinë janë arrestuar dy meshkuj dhe një femër, pasi që dyshohet se kanë kryer mundësim ose detyrim në prostitucion.
Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, ku ka thënë se arrestimi i të dyshuarve ka ndodhur në ora 13 e 20.
“Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në këtë njoftim. /Telegrafi/