Site icon Telegrafi

Arrestohen tre persona në Mitrovicë, dyshohet se sulmuan zyrtarët e pylltarisë në fshatin Qybrel

Foto: Ilustrim

Tre persona janë arrestuar këtë të premten në Mitrovicë, pasi dyshohen për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.

Policia njofton se të njëjtit dyshohen se kanë sulmuar tre zyrtarë të pylltarisë më 3 shtator të këtij viti, rast ky që ka ndodhur në fshatin Qybrel të Skenderajt.

“Hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, gjatë ditës së sotme kanë arrestuar tre persona të dyshuar për veprën penale ‘Sulm ndaj personit zyrtar’.

Arrestimi i tre të dyshuarve është bërë pasi të njëjtit dyshohen për përfshirje në veprën penale ‘Sulm’ ndaj tre zyrtarëve të pylltarisë, rast i ndodhur me datën 03 shtator 2023 në fshatin Qybrel të Skenderajt”, thuhet në komunikatën për media.

Pas procedurave të intervistimit, tre të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Exit mobile version