Policia e Kosovës, ka arrestuar mëngjesin e së martës tre persona të dyshuar për armëmbajtje pa leje.
Arrestimet janë bërë në fshatin Osojan të Istogut, ndërsa me vendim të prokurorit të gjithë të dyshuarit janë liruar me procedurë të rregullt.
Detaje nga raporti i Policisë:
Fsh. Osojan, Istog 30.06.2020-07:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë ajrore me dylbi për të cilat nuk kishte leje. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet, rasti në procedurë të rregullt.
Fsh. Osojan, Istog 30.06.2020-08:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tyre është gjetur dhe konfiskuar një revole TT. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar, rasti në procedurë të rregullt. /Telegrafi/