Telegrafi

Arrestohen tre persona në Gjilan, u rrahën pas një mosmarrëveshje

Policia në Gjilan ka arrestuar tre persona të dyshuar pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje pronësore, janë rrahur mes veti.

Kështu thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

“Ngjarja ka ndodhur në fshatin Lladovë ku dy të dyshuar kanë pësuar lëndime trupore dhe iu është ofruar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në këtë komunikatë. /Telegrafi/