Site icon Telegrafi

Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor ndaj një gruaje në “shtëpinë e të moshuarve”, arrestohen tre persona në Gjilan

Foto: Ilustrim

Tre persona (dy meshkuj dhe një femër) janë arrestuar pasi dyshohet se kanë mbikëqyrur dhe trajtuar në mënyrë jo të ligjshme një grua të moshuar.  

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës arrestimi ka ndodhur të premten në Gjilan, ndërsa raportimi është bërë më 10.02.2023.

Tutje bëhet e ditur se të dyshuarit kinse kanë hapur një “Shtëpi për të moshuar”, ku për qëllim të përfitimi personal, në këtë rast për sistemimin e të moshuarës, familjarët e saj kanë paguar 1,000 euro për muaj.

“Më 03.03.2023 janë arrestuar 3 të dyshuar (dy meshkuj dhe një femër) kosovarë pasi që dyshohet se të njëjtit kanë mbikëqyrur dhe trajtuar në mënyrë jo të ligjshme viktimën femër kosovare – e moshuar. Të dyshuarit kinse kanë hapur një “Shtëpi për të moshuar”, ku për qëllim të përfitimit personal, në këtë rast për sistemimin e të moshuarës, familjarët e saj kanë paguar 1000 € për muaj”, thuhet në raport.

Po ashtu në raport bëhet e ditur se me vendim të prokurorit njëri i dyshuar mashkull është dërguar në mbajtje, kurse dy të dyshuarit e tjerë jenë liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Exit mobile version