Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Fushë Kosovë, të cilët për shkaqe ende të panjohura e kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar.
Si pasoj e sulmit viktima ka pësuar lëndime, dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
“Në vendin e ngjarjes njësiti policor, në cilësi të provave materiale ka gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë cal-9mm, kurse nga njëri prej të dyshuarve ka sekuestruar një pistoletë. Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë. /Telegrafi/