Policia ka arrestuar tre persona të dyshuar në Fushë Kosovë, një mashkull kosovar dhe dy femra njëra kosovare dhe tjetra shtetas e R. Shqipërisë, nën dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Mundësim apo detyrim në prostitucionit”.
Sipas policisë me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/