Telegrafi

Arrestohen tetë persona, vjedhin pyllin në Ferizaj

Policia e Kosovës njofton se tetë persona janë arrestuar në katër raste të ndara për vjedhjen e pyjeve në Ferizaj.

Sipas Policisë fillimisht janë arrestuar tre persona, pasi të njëjtit janë kapur duke prerë dru ilegalisht. Të dyshuarit me vendim të prokurorit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

Raporti i Policisë:

VJEDHJE E PYLLIT

· Ferizaj 28.08.2019 – 12:00. Janë arrestuar tre të dyshuar K/Shqiptarë, pasi të njëjtit janë kapur duke prerë dru ilegalisht. Të dyshuarit me vendim të prokurorit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

· Ferizaj 28.08.2019 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari K/Shqiptar, pasi i njëjti është kapur duke prerë dru ilegalisht. I dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

· Ferizaj 28.08.2019 – 12:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që të njëjtit janë kapur duke prerë dru ilegalisht. Të dyshuarit me vendim të prokurorit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

· Ferizaj 28.08.2019 – 12:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që të njëjtit janë kapur duke prerë dru ilegalisht. Të dyshuarit me vendim të prokurorit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje./Telegrafi/