Policia në Pejë në bashkëpunim edhe me qytetarët e kësaj zone, ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë një grup prej pesë personave të dyshuar që kanë kryer vjedhje të bagëtive në disa fshatra të komunës se Pejës dhe në disa fshatra të qyteteve të tjera të Kosovës, dhe tre persona të cilët kanë blerë bagëti nga të dyshuarit që nga viti 2017 e deri më tani.
Në lidhje me rastet është njoftuar prokurori i shtetit dhe të gjitha veprimet policore në teren janë ndërmarrë në koordinim me të njëjtin.
Në shtëpinë e të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale: disa bagëti si dhe automjetet të cilat janë përdorur për t’i kryer veprat penale.