Telegrafi

Arrestohen shtatë shqiptarë në Gjermani

Policia gjermane ka njoftuar se ka kryer një bastisje të suksesshme, duke arrestuar shtatë shtetas nga Shqipëria, shkruajnë mediat gjermane, transmeton Albinfo.ch.

Ngjarja ka ndodhur në një qendër strehimi në Bon të Gjermanisë, ku njoftohet se kanë marrë pjesë rreth 150 policë gjermane, çka tregon për atë çfarë ka ndodhur.

Arsyeja e bastisjes kanë qenë shtatë shqiptarë të moshës prej 21 deri 45-vjeç nga Shqipëria.

Për ta dyshohet se kanë kryer shumë vepra penale në Bon, Koln dhe në disa vende tjera.

Udhëheqësi i hetimeve, Mark Patrick Luck ka njoftuar se për ta ka edhe dyshime tjera. Dy prej tyre pritet të dëbohen nga Gjermania, kurse pesë të tjerë janë arrestuar. /Telegrafi/