Policia e Kosovës ka arrestuar të martën në mbrëmje shtatë persona në rrugën “Nora Kelmendi” në Fushë Kosovë.
Raportohet se të njëjtit ishin rrahur mes vete dhe nuk e kanë respektuar vendimin e Qeverisë.
“Rr. Nora Kelmendi, Fushë Kosovë 05.05.2020 – 23:30. Janë arrestuar shtatë të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë. Të njëjtit paraprakisht janë rrahur ndërmjet vete”, thuhet në raportin e Policisë.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/