Telegrafi

Arrestohen shtatë persona në Ferizaj, u kapën duke prerë dru ilegalisht

Bazuar në planin operativ ,”Mbrojtja e pyjeve 2019” , njësitet policore të Stacionit Policor në Ferizaj kanë vazhduar me angazhimin e tyre të filluar kohë më parë lidhur me vjedhjen e pyjeve dhe transportimit ilegal të drunjve.

Gjatë ditës së djeshme në fshatin Pleshinë ,njësitet patrulluese kanë kapur në flagrancë 7 persona duke prerë drunj në mënyrë ilegale dhe të njëjtit janë arrestuar dhe me këtë rast janë konfiskuar 2 traktorë si dhe mjetet e punës si sharra dore dhe sopata dhe një sasi e drunjve, thuhet në njoftimin e Policisë.

Pas intervistimit të të dyshuarve në prani të mbrojtësve ligjor,me urdhër të prokurorit të shtetit,të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë.

Ndërsa sot, janë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj 20 persona të cilët gjatë kontrollimit të dokumentacionit,kanë rezultuar se të njëjtit me mjete të ndryshme transporti kanë bërë transport ilegal të drunjëve në mënyrë të paligjshme-pa dokumentacion përcjellës valid.

Me këtë rast janë konfiskuar 20 mjete të ndryshme transporti dhe një sasi e konsiderueshme e masës drunore për djegie.

Janë informuar Inspektorët e Ministrisë së Bujqësisë-Agjencioni Pyjor i Kosovës të cilët do të vazhdojnë procedurat ligjore lidhur me këtë rast, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Foto: Ilustrim