Site icon Telegrafi

Arrestohen pesë të dyshuar në Viti për grabitje dhe vjedhje të rëndë

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, si rezultat i një pune mirë të organizuar operacionale dhe veprimeve hetimore disa mujore kanë arritur që sot me datën 27.11.2023 të lokalizojnë dhe arrestojë pesë të dyshuar meshkuj, kosovar shqiptar G.S. (viti i lindjes 2004), M.M. (viti i lindjes 2000), Z.M. (viti i lindjes 2001), A.M. (viti i lindjes 2002) dhe M.B. (viti i lindjes 2001) .

Policia njofton se arrestimi i të dyshuarve është bërë si rezultat i kontrollit me leje të prokurorit të shtetit në gjashtë lokacione të ndryshme në komunën e Vitisë.

“Me këtë rast është arritur të sigurohen prova se të njëjtit në bashkëveprim kanë qenë të përfshirë në një rast ‘’Vjedhje e rëndë’’ i ndodhur me datën 01.06.2023 dhe në një rast “Grabitje” i ndodhur me datën 05.10.2023 në një qendër tregtare në qytetin e Vitisë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Të dyshuarit në këto raste kishin arritur që të vidhnin dhe grabisnin shuma të konsiderueshme të parave të gatshme.

Pas arrestimit të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës.

Prokurori i Shtetit ndaj pesë të dyshuarve ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë dhe ndaj tyre do të ngritët kallëzim penal për veprat penale ‘’Grabitje’’, ‘’Vjedhje e rëndë’’./Telegrafi/

Exit mobile version