Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar pesë persona pasi dyshohet se janë përfshirë në një rrahje.
Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie ku thuhet se rrahja mes disa personave raportohet të ketë ndodhur në rrugën “Hysni Rama”, në Pejë.
“Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe ka arrestuar pesë (5) persona te cilët ishin tё përfshirë ne rrahje. Personat e dyshuar fillimisht janë fjalosur në mes veti dhe mё pas kanё sulmuar njëri tjetrin me ç ‘rast tё gjithë tё dyshuarit kanë pёsuar lëndime trupore, tё njëjtit janё dёrguar nё spitalin Rajonal nё Pejё pёr tretman mjekёsor, dhe sipas ekipit mjekësor gjendja e tyre ёshtё jashtëё rrezikut për jetё”, thuhet në komunikatë.
Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit dhe me urdhёr të tij, tё gjithëё personat e dyshuar pas intervistimit dërgohen nё ndalim Policor prej 48- orёsh. /Telegrafi/