Telegrafi

Arrestohen pesë persona për trafikim me njerëz për shërbimet seksuale – identifikohen dy viktima të mitura

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Njerëz në vazhdën e aktiviteteve të saj për ta parandaluar dhe luftuar trafikimin me njerëz, përmes hetuesve kompetent nga Sektori qendror i hetimeve në tri ditët e fundit pas hetimeve të zhvilluara me prokuroritë përkatëse, ka zhvilluar dy operacione.

PK ka njoftuar se ka arrestuar gjithsej pesë (5) persona të dyshuar m/kosovar për kryerjen e veprave penale si: Trafikim me Njerëz, Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit dhe veprës penale të Dhunimit.

Nga pesë (5) personat e arrestuar dy (2) nga ta me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje ndërsa tre (3) janë liruar në procedurë të rregullt.

Sipas njoftimit, lidhur me rastet në fjalë janë të identifikuara edhe dy (2) viktima të trafikimit të moshës së mitur.

Ato po marrin shërbimet dhe trajtimin sipas procedurave standarde për personat e trafikuar, transmeton Telegrafi.