Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona të dyshuar në Dollc të Klinës, pasi që gjatë kontrollit në veturë, në të cilën kanë qenë të dyshuarit, është gjetur një qese e vogël me substancë të dyshuar narkotike- marihuanë.
Gjatë intervistimit asnjëri prej të dyshuarve nuk e ka pranuar që është substanca e tyre.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, te dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/