Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona në Prishtinë, të cilët dyshohen për mundësim apo detyrim në prostitucion.
Kështu është bërë e ditur përmes raportit të Policisë së Kosovës.
“Prishtinë (NN) 16.12.2021-18:00. Pas një pune hetimore janë arrestuar tre të dyshuar një mashkull dhe dy femra kosovarë, nën dyshimin se të njëjtit në bashkëkryerje –bashkëveprim kanë kryer veprën penale të lartë cekur. Pas intervistimit me venim të prokurorit të dyshuar-at janë dërguar në mbajtje, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport. /Telegrafi/