Telegrafi

Arrestohen pesë meshkuj në Prishtinë, ishin përleshur në mes vete

ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjten në Prishtinë, janë arrestuar pesë meshkuj.

Të arrestuarit, sipas njoftimit të policisë, janë përleshur fizikisht në mes veti.

“Të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Në vendngjarje është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në këtë komunikatë. /Telegrafi/