Njësia e hetimeve e Drejtorisë së Kryeqytetit ka arrestuar sot dy persona të dyshuar për përfshirje në pesë raste të vjedhjeve të rënda.
Sipas njoftimit nga Policia e Kosovës, gjatë dy muajve të fundit, këto vjedhje kanë ndodhur kryesisht në lokale në Prishtinë, ku të dyshuarit kanë depërtuar me forcë dhe kanë vjedhur arka e portofole.
Pas veprimeve hetimore dhe operacionale, policia ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë dy të dyshuarit:
– A.M, mashkull, 40 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, dhe
– A.Q, femër, 23 vjeç, shtetase e Republikës së Kosovës.
Me vendim të prokurorit të shtetit, personat e arrestuar janë dërguar në mbajtje dhe ndaj tyre është nisur procedura për pesë raste të dyshuara të vjedhjeve të rënda.