Site icon Telegrafi

Arrestohen një burrë dhe një grua në Prishtinë, dyshohen për prostitucion

Dy persona të dyshuar, një burrë dhe një grua, janë arrestuar të martën mbrëma në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë, si të dyshuar për veprën penale “Mundësim ose detyrim në prostitucion”.

Policia njofton se me vendim të prokurorit, të njëjtit janë dërguar në mbajtje.

“Rr. Muharrem Fejza, Prishtinë 02.05.2023 – 19:30. Janë arrestuar dy të dyshuar – një femër dhe një mashkull kosovarë nën dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën e lartcekur. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor./Telegrafi/

Exit mobile version