Policia e Kosovës, në këtë rast Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, sot me datën 21.12.2016 në orët e mëngjesit ka realizuar një operacioni policor, gjegjësisht ka zbatuar urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prishtinë, ku ka zhvilluar kontrollimin/bastisjen në 9 (nëntë) lokacione të ndryshme të Kosovës.
“Si rezultat i hetimeve dhe realizimit të bastisjeve janë shoqëruar në stacione policore nëntë persona të dyshuar si dhe janë konfiskuar prova, dëshmi materiale, për të cilat dyshohet se personat e poshtëshenuar kanë kryer veprat penale që ndërlidhen me ‘ndërhyrje në sistemet kompjuterike’, ‘cenim i të drejtës së autorit’ dhe ‘shmangie e masave teknologjike’.
Personat e shoqëruar në stacione policore janë:
• B. A.
• N. K.
• E. M.
• F. B.
• A. Y.
• H. H.
• A. I.
• A. B.
• B. R.
Personat e dyshuar dyshohet se në periudha të ndryshme kohore kanë kryer veprat penale të lartcekura dhe për të njëjtit pritet vendimi prokurorit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e policisë./Telegrafi/