Në katër raste të ndara në Prishtinë dhe Fushë Kosovë janë arrestuar katër persona, të dyshuar për dhunë në familje.
Policia njofton se tre prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri është liruar në procedurë të rregullt.
Raporti i policisë:
DHUNË NË FAMILJE
Në katër raste të ndara në Prishtinë dhe Fushë Kosovë janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët kishin ushtruar dhunë ndaj viktimave kosovarë. Tre prej të dyshuarve janë dërguar në mbajtje kurse njëri lirohet në procedurë të rregullt./Telegrafi/