Site icon Telegrafi

Arrestohen në Prishtinë katër persona për lëndim të rëndë trupor

Foto: Ilustrim

Nga hetuesit policor të stacionit Veriu në Prishtinë, janë intervistuar katër persona të dyshuar për veprën lëndim i rëndë trupor.

Të njëjtët dyshohen për veprën që ka ndodhur me datën 02.06.2024, në rrugën “Shpëtim Robaj” në Prishtinë.

“Puna e hetuesve policor, është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të identifikojnë dhe sigurojnë prezencën e personave të dyshuar. Personat e dyshuar me vendim prokurorit të shtetit, pas intervistimit janë dërguar në qendrën e mbajtjes”, njofton Policia e Kosovës.

Njërit prej personave të dyshuar i është iniciuar edhe një rast i armëmbajtjes pa leje, pasi të njëjtit i është sekuestruar një armë zjarri./Telegrafi/

Exit mobile version