Telegrafi

Arrestohen në Istog dhe Malishevë dy të kërkuar me fletarrest ndërkombëtar

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës njofton se pas një aksioni në Istog dhe në Malishevë janë arrestuar dy të kërkuar me fletarrest ndërkombëtar.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i PK-së, duke shtuar se urdhërarresti ishte lëshuar nga autoritetet italiane.

“Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën e Zbatimit të Ligjit (ILECU), ka realizuar një operacion policor në Istog dhe Malishevë, ku janë arrestuar dy persona meshkuj kosovarë”, tregon Kelani.

“Dy personat e dyshuar kanë qenë të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar, të lëshuar nga autoritetet Italiane”, përfundon ai. /Telegrafi/