Telegrafi

Arrestohen në Gjakovë tri shtetase të Shqipërisë dhe dy të Kosovës, të dyshuara për prostitucion

Foto: Ilustrim

Tri shtetase të Shqipërisë dhe dy të Kosovës janë arrestuar mbrëmë në rrugën “Tirana” në Gjakovë.

Të njëjtat dyshohen për veprën penale “Mundësim në prostitucion ose detyrim në prostitucion/ Ofrim i lokaleve për prostitucion dhe bashkëkryerje”.

“Rr. Tirana, Gjakovë 25.07.2022 – 20:50.Pas një pune hetimore janë arrestuar tre të dyshuara një femër shtetase e Shqipërisë dhe dy femra kosovare të cilat me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin policor.

Në cilësi të provave materiale janë konfiskuar një telefon mobil, 50 euro si dhe një fletore në të cilën kanë mbajtur shënime për pazarin ditor.

Rasti nën hetime. /Telegrafi/