Njësitet policore të stacionit policor në Ferizaj kanë arrestuar në flagrancë dy të dyshuar të cilët me forcë kishin hy në një shtëpi me qëllim të vjedhjes .
Raportet e para flasin se A.B. 31 vjeç dhe L.G. 16 vjeç kishin përgatitur disa gjësende për t”i përvetësuar në mënyrë të paligjshme, kur dhe janë arrestuar nga policia brenda shtëpisë të viktimës në fshatin Neredime e Epërme.
Pas intervistimit në prezencë të avokatit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj dy të dyshuarve është marrë masa e ndalimit për 48 orë dhe pas kompletimit , lënda procedohet në Gjykatë. /Telegrafi/