Site icon Telegrafi

Arrestohen mbi 30 gazetarë dhe aktivistë në kufirin maqedono-grek

Përmes cicërimave në rrjetin social Twitter, gazetarja greke Marianna Karakoulaki, njofton se më shumë se 30 gazetarë dhe aktivistë janë arrestuar nga forcat e sigurisë të Maqedonisë në kufirin maqedono-grek, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ajo bën të ditur se të arrestuarit janë shëndosh e mirë dhe se këtë informatë e ka marrë nga gazetari tjetër grek, Dimitris Tosidis.

Gjithnjë sipas cicërimave të saj, të gjithë të ndaluarit duhet të paguajnë gjobë prej 250 euro.

MPB-ja e ka konfirmuar arrestimin e 28 gazetarëve dhe fotoreporterëve për shkak të kalimit ilegal të kufirit, por nuk jep detaje se për cilat agjenci lajmesh raportojnë të arrestuarit./Telegrafi/

Exit mobile version