Site icon Telegrafi

Arrestohen katër të mitur, dyshohen për vjedhjen e një marketi në Klinë

Foto: Ilustrim

Katër të mitur që dyshohet se kanë kryer një vjedhje në një market në Klinë, janë arrestuar gjatë të martës.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit ditor.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të njëjtit janë dërguar në mbajtje.

“Rr. Abedin Rexha, Klinë 02.02.2021 – NN. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë të mitur, pasi që të njëjtit në një market kishin kryer vjedhje të gjësendeve të ndryshme. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Exit mobile version