Site icon Telegrafi

Arrestohen katër persona të mitur në Prizren

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës në rajonin e Prizrenit ka njoftuar se dje në fshatin Novak të Prizrenit, një mashkull i komunitetit serb ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar në objektin e një shkolle, konkretisht në dhomën e cila shërben si ambulancë, ku përveç dëmtimit të disa librave për regjistrimin e pacientëve nuk raportohet për ndonjë vjedhje tjetër dhe sipas deklarimit të ankuesit edhe vlera e dëmit është shumë e vogël.

“Policia Kosovës menjëherë pas raportimit të rastit ka ndërmarr veprime efikase dhe efektive hetimore-operacionale në funksion të identifikimit dhe kapjes së të dyshuarve për kryerjen e kësaj vepre penale dhe sot me 31.05.2018, ka rezultuar me arrestimin e tyre.

Lidhur me rastin janë arrestuar (4) katër persona të dyshuar, (tri femra dhe një mashkull të gjithë të moshës së mitur), ndaj të cilëve janë në proces edhe procedurat e parapara sipas ligjeve në fuqi.

Janë njoftuar prindërit e të miturve si dhe autoritetet për kujdes ndaj të miturve për procedim dhe kompletim të procedurave të rastit sipas ligjeve të aplikueshme”, njofton Policia. /Telegrafi/

Exit mobile version